LAJMI I FUNDIT:

Lila: Do lëmë gjurmë në Francë

Lila: Do lëmë gjurmë në Francë

Një ditë më parë Gianni De Biasi publikoi listën e 27 lojtarëve kuqezi që do të grumbullohen në qendrën stërvitore në Austri.

Pjesë e kësaj liste ishte edhe mesfushori kavajas, Andi Lila, i cili nga aeroporti i Rinasit foli për Supersport duke u shprehur mjaft optimist për një paraqitje sa më dinjitoze në Kampionatin Europian.

“Me padurim po e presim, sepse kemi kohë që përgatitemi për këtë gjë. Është diçka që ndodh vetëm një herë në jetë. Shpresojmë ta shijojmë në maksimum si ne ashtu edhe të gjithë shqiptarët, edhe të bëjmë rezultate të mira si kemi bërë kohët e fundit. Është diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj të jemi mirë edhe nga ana shëndetësore dhe në formën fizike për të bërë më të mirën”, u shpreh Lila për Supersport.

Edhe pse objektivi kryesor, ai i pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian u realizua, Andi Lila nuk përcakton kufij. Mbrojtësi i Pas Janinës ka besim.

“Siç është edhe shprehja e urtë popullore “Oreksi vjen duke ngrënë”. I kemi të gjitha mundësitë, sepse në futboll nuk ka më diferenca. Përderisa quhen finale, skuadrat janë thuajse në të njëjtin nivel. Shpresoj që t’ia dalim”, u shpreh Lila.

Në trend Sport

Më shumë
Maratona e Euro 2024 vazhdon sot me tre ndeshje fantastike - Luhen duelet e Grupit D dhe E

Maratona e Euro 2024 vazhdon sot me tre ndeshje fantastike - Luhen duelet e Grupit D dhe E

Ndërkombëtare
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Serie A
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Napoli ka refuzuar 100 milionë euro për Kvaratskhelian, lojtari kërkon me ngulm largimin

Napoli ka refuzuar 100 milionë euro për Kvaratskhelian, lojtari kërkon me ngulm largimin

Serie A
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Kalo në kategori