LAJMI I FUNDIT:

Lil Nas X ka bashkëpunuar me League of Legends për kampionatin e ardhshëm botëror

Lil Nas X ka bashkëpunuar me League of Legends për kampionatin e ardhshëm botëror

Sapo është bërë e ditur nga Riot Games se reperi amerikan Lil Nas X do të bashkëpunojë me video-lojën e League of Legends për Kampionatin Botëror 2022.

Në fakt artisti fitues i çmimit Grammy do të debutojë himnin e tij të ardhshëm për Kampionatin Botëror të League of Legends, të quajtur STAR WALKIN, i cili pritet të dalë të premten e ardhshme, më 23 shtator.

I njohur për hitet si Old Town Road, Montero (Call Me By Your Name) dhe Industry Baby, Lil Nas X do të sjellë talentin e tij edhe gjatë Kampionatit Botëror të League of Legends.

Përveç këngës së tij të ardhshme në lidhje me Kampionatin Botëror të League of Legends, Lil Nas do të performojë gjatë ceremonisë së hapjes së finaleve të mëdha në Chase Center në San Francisko.

Pasi ka lënë gjurmë në kulturën pop në shumë mënyra, Lil Nas X po kërkon të ndërmarrë hapin tjetër të madh, që është “bota e lojërave”

Ai gjithashtu ka njoftuar disa përditësime të tjera që fansat duhet t’i presin pasi do të ketë dy video muzikore për himnin e ardhshëm, një nga League of Legends dhe një nga ai.

Kampionati Botëror i League of Legends, do të fillojë për më pak se dy javë, dhe priten edhe shumë surpriza tjera të cilat fansat po i presin me padurim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori