LAJMI I FUNDIT:

Ligji i Vetingut hyn në fuqi

Ligji i Vetingut hyn në fuqi

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani vendosi të mos e hedhë firmën e tij mbi ligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i vetingut, duke bërë kështu që ai të hyjë në fuqi automatikisht.

Presidenti këto ditë ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa 20 shtatori ishte afati i fundit ligjor që ai kishte në dispozicion për t’u shprehur përmes dekretit.


Sipas Kushtetutës, kur kalohet afati prej 20 ditësh, brenda të cilit presidenti duhet të shprehet, ligji konsiderohet i dekretuar dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Neni 84 i Kushtetutës thotë se: “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni”.

Kuvendi miratoi më 30 gusht, gjatë një seance të jashtëzakonshme, projektligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si Vetingu, i cili parashikon të vlerësojë përgatitjen profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokuroreve shqiptare nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.

Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës e braktisën votimin në shenjë kundërshtimi ndaj projektligjit, të cilin e konsideruan “antikushtetues”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori