LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Prokurorinë Publike dërgohet në Kuvend

Ligji për Prokurorinë Publike dërgohet në Kuvend

Ligji për Prokurorinë Publike, i cili supozohet të zgjidhë statusin e Prokurorisë Speciale Publike, javën e ardhshme dërgohet në Kuvend ku është caktuar seanca për ditën e martë, megjithëse ende nuk ka ndonjë marrëveshje midis grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës.

Seanca parlamentare për propozim ligjin është caktuar për 27 gusht, pasi deputetët kthehen nga pushimi kolektiv. Ligji kërkon një shumicë prej dy të tretave, ose 80 deputetë.

Ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska për AIM-në tha se asnjë takim i ri nuk është planifikuar deri më tani, megjithëse u njoftua më herët se bisedimet do të vazhdonin këtë javë. Ata mendojnë se kompromisi duhet të ndërtohet në Kuvend.

“Mundësia më e mirë është arritja e konsensusit në Kuvend. Teksti është dërguar dhe është mirë për që të gjithë deputetët që kanë kundërshtime të paraqesin amendamente”, tha Deskoska./Telegrafi/