LAJMI I FUNDIT:

Me ligje drakoniane, Suedia synon të dënojë kompanitë që nuk e përmbushin këtë kusht…!

Me ligje drakoniane, Suedia synon të dënojë kompanitë që nuk e përmbushin këtë kusht…!

Kompanitë suedeze do të përballen me gjoba, nëse bordet e menaxhimit dhe pozicionet ekzekutive nuk përbëhen nga 40 për qind femrave. Ky është projektligji që pritet ta miratojë Suedia. E, nëse Parlamenti pajtohet me këtë, ai hyn në fuqi vitin e ardhshëm, ndërsa më 2019 kompanitë do të dënohen me gjobat nga 50 mijë e deri në 525 mijë euro nëse nuk e plotësojnë këtë kusht. Rregullat e reja do të vlejnë për 280 kompani të mëdha dhe 50 kompani shtetërore.

“Nuk mund të flasim për këtë nga viti në vit e që Ligjin të mos e sjellim fare”, ka thënë ministri suedez i Sipërmarrjes dhe Inovacionit, Mikael Damberg.


Suedia vitin e fundit është akuzuar se nuk arriti të ruajë reputacionin si vendi me barazinë më të madhe gjinore, sepse shumica e profesorëve në arsimin e lartë dhe shumica e anëtarëve të Parlamentit janë ende meshkuj.

“Ka lëvizje. Rreth 32 për qind e anëtarëve të bordit janë femra. Por, gjërat janë duke u zhvilluar shumë ngadalë”, tha Damberg për agjencinë suedeze TT, duke shtuar se t’i japësh grave pushtet në krye të korporatave është strategji e duhur e biznesit. “Është çështje e konkurrencës dhe barazisë. Suedia duhet të jetë në gjendje të përdor të gjitha mundësitë e saja”, transmeton Telegrafi.

Tash për tash nuk dihet nëse për këtë ide qendra e majtë do të mbledh votat e duhura në Parlament, por lajmi vjen një javë pasi Suedia realizoi një objektiv afatgjatë për barazinë gjinore të vënë në vitin 1988 – që gratë të kenë çdo të dytin post në menaxhimin e kompanitë dhe në agjencitë shtetërore.

Suedia vitin e kaluar u rendit e pari në YouGov për barazinë gjinore. Ndërsa, 72 për qind e suedezëve kanë reaguar pozitivisht ndaj pyetjeve në lidhje me këtë.

Kryeministri Stefan Löfven më parë është mburrur me kabinetin ‘feminist’, me 24 pozicione të ndara në mënyrë të barabartë midis dy gjinive. Ndërsa, përqindja e grave suedeze në borde – me 23.3 për qind – është po ashtu shumë përpara mesatares së BE-së.

Më 2012, Komisioni Evropian ka vendosur një objektiv prej 40 për qind të femrave, që duhet të zbatohet në një listë prej 5.000 korporatave të mëdha në BE. Qëllimi është për të arritur këtë shifër deri në vitin 2020 në sektorin privat, e deri më 2018 në ndërmarrjet publike. Kjo nuk zbatohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me më pak se 250 të punësuar ose ata që kanë qarkullim vjetor prej më pak se 50 milionë eurove. /Telegrafi/