Liga Total: Java e 10-të dhuron spektakël

SUPERLIGA
Centrum fitoi derbin e javës ndaj Sllovisë me rezultate 3-1 duke dominuar kundërshtarin. Bujar Sinani dhe Agon Ramadani ishin në formë të lartë në këtë takim duke shënuar dhe golat vendimtar. Prishtina e Re barazoi më Macet e Zeza 3-3, ndërsa fitoi Bajrami nga Banulla dhe Standard Benz, 4-1 ndaj Real Magures përkatësisht 5-1 ndaj Fc Mergimit.
Dobraja në anën tjetër më goleadë mposhti Gadimen 12-2 teksa një fitore më peshe shënoi dhe Tika Taka 2-4 ndaj Termax. Sefte ja bëri Dream Team që morri pikët e para në fitoren 5-0 ndaj Minatorit. Xhamia e Magures nuk gaboi dhe përmbysi rezultatin duke mundur 3-1 Janjeven, teksa Banulla morri në tavolinë pikët ndaj AL Com.
Më poshtë gjeni tabelën, rezultatet, golashënuesit dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë:
LIGA E DYTË
Liga e dytë dhuroi dy ndeshje derbi këtë javë. Mbretërit arritën të ndalin në një barazim 3-3 Avni Ites teksa fitore shënuan Nipat e Dajës ndaj rivalit direkte Restuaurant Shpellës. Këtë xhiro nuk gabuan Ardeno dhe Gumnasella qe më goleada morrën pikët. Ardeno mundi 6-0 Smallushen, ndërsa Gumnasella mposhti 7-0 Teos.
Këtë xhiro fitoi dhe Nivela 5-2 ndaj Qulleve, ndërsa dhe Borussia morri tre pikë ndaj Mia san Mias duke fituar 4-3. Fitore shënoi dhe Shoqnia 9-1 ndaj Dostave ashtu siç fituan dhe Dardanet 7-2 ndaj Milanit. Besa Sllovia morri fitore 3-0 në tavolinë ndaj Trepçës.
Më poshtë gjeni tabelën, rezultatet, golashënuesit dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë:
LIGA E TRETË
Rubofci pësoi humbjen e parë ndaj Edisonit, ndërsa Flaka morri fitore për t’u afruar më tutje në krye. Ne barazim 1-1 përfunduan ndeshjet mes Xhamisë së Babushit dhe Officerave si dhe dueli mes The Blue - Ufot. Me barazim 2-2 u mbyll edhe sifda e Qallapekut me Mermerin.
Muhagjert fituan 3-1 ndaj Stublles, ndërsa Shpella mposhti 6-1 Mega Petrolin. Fitore shënuan dhe Relux e Teqja që mposhten Ismail Lumen, përkatësisht Bujarin.
Më poshtë gjeni tabelën, rezultatet, golashënuesit dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë:

























































