Liga Total: Humb Standard Benz, hapet lufta për titull

SUPERLIGA
Superliga dhuroi sfidën mes Standard Benz dhe Prishtinës së Re që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultate 5-3. Dueli ishte mjaftë i fortë dhe për gati 10 minuta nuk pati gola, mirëpo më pas një gafë e portierit nga Llugaxhia ndryshoi rrjedhën e takimit. Gjërat u qartësuan në pjesën e dytë ku sfida ishte më e hapur dhe ku pati edhe më shumë gola. Prishtina e Re e mbajti rezultatin dhe fitoi takimin në fund.
Gabimin e kryesuesve e shfrytëzuan mjaftë mirë Bajrami dhe Centrum që me goleada mposhtën Minatorin, përkatësisht FC Mërgimin. 5 skuadrat kryesuese në Superligë kanë vetëm 2 pikë diference mes vete.
Rezultatet dhe tabela:
LIGA E DYTË
Edhe Liga e Dytë ishte mjaftë interesante ku spikatën dy takime. Ndeshja e së shtunës mbrëma mes Gumnaselles dhe Avni Itas mblodhi rreth 600 tifozë të cilët panë një ndeshje të bukur e të fortë që përfundoi në barazim 3-3. Ndërkaq, e diela solli sfidën mes Nipave të Dajës dhe Ardeno Meshkurtit që u fitua nga ekipi i Ardenos me rezultat, 0-2.
Mbretërit në anën tjetër marrin lidershipin e ligës pas fitores 7-2 ndaj Niveles.
Rezultatet dhe tabela:
























































