SUPERLIGA

Sllovia hapi siparin e Superligës me fitore ndaj Xhamisë së Magures. Dueli u karakterizua me shumë tension por edhe lojë të fortë ku pati raste të ndryshme kontestuese, por në fund djelmoshat e Arben Bytyqit triumfuan 2-1. Prishtina e Re me lehtësi mposhti AL Com me rezultat 6-3. Kjo ndeshje ishte e qetë dhe me lojë të bukur nga ana e ekipit të Arianit Bytyqit. AL Com vazhdon me formën e dobët në këtë start të sezonit. Standard Benz beri një paraqitje perfekte ndaj Gadimës duke marrë kështu dhe fitore me rezultat të thellë 6-2. Skuadra nga Gadimja nuk ishte në ditën e saj dje ndërkaq vlen te veçohet loja e mirë e Kushtrim Selimit tek Standard. Centrum bëri një paraqitje mbresëlënëse ndaj Dream Team duke i mposhtur 10-1. Shkëlqeu Bujar Sinani me 5 gola ndërkaq goli i Arlind Hasanit ishte i vetmi për skuadrën e ëndrrave dhe ishte një super predhë e cila njëkohësisht u zgjodh edhe gola e javës.


liga1(1)

Termax me lehtësi ka mposhtur 4-0 Minatorin duke bërë një paraqitje tjetër bindëse. Skuadra e menaxherit Shkumbim Isufi po tregon që ka një skuadër kualitative. Ndërkaq Minatori nuk ishte ne ditë të mirë sot. Ndeshje triller ishte ajo mes Bajramit nga Banulla dhe Janjevës. Çuditërisht çunat nga Janjeva i rezistuan mjaftë shumë skuadrës së Bajramit, dhe pas një spektakli në fushë Bajrami arriti tek fitorja 4-3 me shumë rikthime rezultatesh. Macet e Zeza barazuan me Tika Takan 4-4 në një duel të fortë dhe kryesisht të barabartë. Mund të themi që të dyja ekipet u ndan të kënaqur me nga një pikë. Kampionët më në fund u rikthyen tek fitorja. Pas dy humbjeve të para Dobraja arriti të marrë fitore me rezultat 8-1 ndaj Real Magures. Ekipi nga Magurja vazhdon të vuajë formen e dobët.

Mergim Streli barazoi 1-1 me Banullën në ndeshjen mbyllëse të javës së 3-të. Dueli në fillim ishte i mirë dhe i qetë me një avantazh 1-0 të Mergim Strelit, por në fund mes shumë tensionesh dhe ndërhyrjeve të ashpëra, ndeshja u mbyll ne barazim 1-1.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

golashenustliga1

LIGA E DYTË

Te shtunën në mbrëmje u zhvilluan ndeshjet e para në Ligën e Dytë. Restaurant Shpella humbi bindshëm me rezultate 0-4 ndaj Mbretërve të cilët po tregojnë që janë kandidatë serioz për zonën play-off. Në krahun tjetër Trepça assesi të gjejë fitoren e parë ku këtë javë sërish humbën 3-2 ndaj Dostave që duken më të organizuar këtë sezon. Edhe skuadra e Milanos rrugën e fitores ende nuk e ka gjetur. Skuadra e Valdet Zekës u mposht me rezultate 4-2 nga Borussia e cila po tregon një formë të mirë në këto momentet e para të sezonit duke marrë pikë mjaft të rëndësishme. E shtuna u mbyll me sfidën mes Gumnasellës dhe Nipave të Dajës që përfundoi me rezultate 1-1. Gumnasella kaloi në avantazh e para por Nipat e Dajës barazuan në pjesën e dytë.

Liga2

E diela solli në fushë Teos dhe Smallushen të parët. Teos u tregua mjaft e fortë duke fituar me rezultate 5-2 ndaj ekipit të Muharrem Thaqit. Me këtë fitore Teos tregon paksa muskujt e saj. Ashtu siç ishte pritur ashtu edhe ndodhi në ndeshjen mes Avni Itas dhe Qullëve. Titanët nga Sllovia më plotë meritë fituan 8-2 ndaj Qullëve në një ndeshje ku portieri i Gadimës u ndëshkua me karton të kuq.

Shoqnia u mposht 3-5 nga Ardeno Meshkurti që gjithashtu këtë javë vazhdoi me formën e mirë. Behar Obria shkëlqeu në këtë takim me lojën e tij, ndërsa Shoqnia vazhdon me rezultate negative edhe këtë gjiro. Ndeshje interesante ishte ajo mes Nivelës dhe Mia San Mias që përfundoi me rezultate 1-0 për këta të fundit. Loja ishte mjaftë e balancuar dhe interesante gjatë gjithë kohës. Me rezultat zyrtar 3-0 përfundoi ndeshja mes Dardanëve dhe Eggermont.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

Golashenustliga2

LIGA E TRETË

Liga e Tretë startoi me fitoren e Rubofcin ndaj Bujarisë me rezultat 5-1. Ekipi i Murat Muratit u tregua tepër i fortë nga fillimi duke mos e diskutuar fitoren në asnjë çast të takimit. Muhagjerët debutuan me fitore në Liga Total ndaj skuadrës së Originalave me rezultat 5-2. Originalat vazhdojnë të jenë në kuotën e zero pikëve. Edisoni çuditërisht u befasua nga skuadra e Ismail Lumes që e mposhti me rezultat 5-3 ekipin e Valon Rizanit. Formë mjaftë e mirë e Ismail Lumes. Officerat pësuan një humbje të rëndë 1-9 ndaj Flakës që po tregohet ekip shumë serioz dhe me këtë fitore ata tashmë janë lider të Ligës së Tretë. Dardania u mposht 0-2 nga debutusja e radhës FC Teqja, e cila bindi që në lojën e parë duke marrë pikë shumë të rëndësishme.

liga3(1)

Ndërsa dje në mbrëmje, pra të hënën u zhvilluan katër ndeshjet e fundit. Qallapeku pësoi humbjen e parë 3-5 nga Mega Petrol. Ishte një ndeshje spektakolare kur Mega Petrol bëri përmbysje në fund duke marrë pikët maksimale nga ky takim. Relux vazhdon me fitore. Këtë radhë ata mposhtën 2-0 Ufot. Ndeshje e fortë dhe e balancuar ishte ajo mes Xhamisë së Babushit dhe Shpellës që përfundoi 3-3. Ekipet ndan pikët pas një ndeshje shumë interesante. Në ndeshjen e fundit Mermeri korri fitore 3-1 ndaj The Blue. Ndeshja kishte ritëm dhe aksione të bukura ku në fund triumfoi ekipi që deshi me shumë fitoren që në këtë rast ishte FC Mermeri.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

golashenustliga3

Statistikat e javës së 3-të:

metemiret3

- Të pranishëm ishin diku rreth 700 tifozë
- Gjithsej u shënuan 158 gola në 27 ndeshje me një mesatare prej 5.8 golave për ndeshje.
- Këtë javë u dhanë dy kartona të kuq e 19 të verdhë.

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app