SUPERLIGA

Ndeshja hapëse e xhiros se fundit por sigurisht shumë e rëndësishme për mbijetesë ishte ajo ndërmjet Kino Bar dhe Koshares, e cila përfundoi në të mirë të skuadrës mysafire, fitore kjo e cila ia siguron edhe një sezon në Superligë, ndërsa Kino Bar duhet t’i falënderohet Elektringut e cila poashtu mposhti Sao Paulon, dhe kështu ia mundësoi skuadrës se Kino Bar qëndrimin në elitë. Ndeshjet kryesore padyshim ishin Ghost - Restaurant Arxhendi dhe derbi mes Pit Power Negenet - Maestro.


Skuadra e Liridon Muhaxherit, Res. Arxhendi fitoi sfidën ndaj Ghost me rezultat zyrtar, pasi skuadra e Ghost nuk udhëtoi fare në këtë takim, ndërsa supersfida mes Negenet dhe Maestros përfundoi më fitoren e skuadrës se kapitenit Nehat Pajaziti, Fc Pit Power Negenet (5-2), fitore kjo qe i jep titullin kampion në Pit Power Liga Total në Ferizaj. Pas kësaj ndeshje Negenet u urua nga kundërshtarët për këtë titull mëse të merituar, ndërsa më i emocionuari ishte kapiteni i skuadrës kampione,Nehat Pajaziti i cili padyshim se është ndër më meritoret për këtë titull të fituar, pasi kishte për më shumë se pese vite qe kishte krijuar një skuadër me kampion të vërtetë, dhe në fund gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë për ta, ndërsa sipas Pajazitit, Total Champion është objektivi kryesor i kësaj skuadre.

SUPERLIGA

Në anen tjetër, Restaurant Arxhendi e përfundoi sezonin si nën kampione, ndërsa Termo Luli u radhit e treta. Listës së skuadrave që kualifikohen për në Total Champions Kosova janë edhe Elektring dhe Komogllava, ndërsa skuadrat qe largohen nga Superliga janë Classic dhe Ghost, ndërsa Sao Paulo dhe Colo Colo luajnë në ndeshjet e Play-Out.

Epiteti i golashënuesit më të mirë në Superligë i takoi sulmuesit të Eskavatorit, Jeton Rysha, me 37 gola të shënuar, ndërsa shpërblimet e tjera do të ndahen në ceremoninë e veçantë qe do të mbahet në një mbrëmje të veçantë e të organizuar mirë.

Më poshtë i gjeni rezultatet, tabelën dhe golashënuesit më të mirë të Superligës:

1shen

LIGA E DYTË

Edhe në Ligën e Dytë u zhvillua xhiroja e fundit e kampionatit, ku Shqiponja edhe zyrtarisht ngriti trofeun e parë në Pit Power Liga Total, ndërsa Nderimi e mbyll sezonin në pozitën e dytë që dërgon në Superligë. Nderimi u mposht më rezultat të ngushtë 3-4 nga Lloshkobarja e cila më këtë fitore siguroi ndeshjet e Play Off që dergojnë në Superligë, ndërsa Lloshkobares iu bashkuan edhe Balaj, Vetëvendosja dhe Produkt Market.

LIGA 2

Skuadra e cila i shpëtoi rënies nga Liga e Dytë ishte Labinoti, e cila përkundër disfatës nga Stargraf, arriti të mbijetonte falë përparësisë qe kishte ndaj Pelisterkes, të cilën e kishte mposhtur në ndeshjen direkte. Sa i përket fundit të tabelës, Red Zone dhe Army ishin përshëndetur më herët nga Liga e Dytë, ndërsa këtyre skuadrave mund të ju bashkëngjiten edhe Pelisterka dhe Terrni të cilat kanë edhe një rast, pasi luajnë në ndeshjet e Play-Out.

Më poshtë i gjeni rezultatet, tabelën dhe golashënuesit më të mirë të Ligës së Dytë:

2shen

LIGA E TRETË

Ne Ligën e Trete e gjithë vëmendja ishte në kryendeshjen ndërmjet dy skuadrave të kreut të tabelës, ajo mes Unioni SHPK dhe Festes, e cila përfundoi më fitoren e merituar të skuadrës se Unionit (8-3),e cila e ndali serinë e fitoreve rresht të Festes. Me këtë fitore Unioni SHPK e bën luftën për titull shumë më interesante pasi gjendet vetëm katër pikë prapa Festës.

LIGA 3

Ndeshje të bukura padyshim ishin edhe fitoret e Surqines ndaj Diti Balaj dhe ajo e Ferplast ndaj Shkëndisë, ndërkaq pikë të plota arriti edhe Talinoci M, e cila u rikthye tek fitoret pas një kohe të gjatë. Eragon Gashi debutoi më hattrick për Talinocin. Disfatën e Festes e shfrytëzuan mjaftë mirë edhe Pleshina e Momo Bar, të cilat fituan më rezultate të thella ndaj Doni Fruits ,respektivisht Galaxy. Skuadra e Rinisë është ajo e cila po befason këto xhirot e fundit pasi ka arritur të marrë fitoren e dytë me radhë dhe të katërtën në total duke u shkëputur nga pozitat e fundit të tabelës.

Më poshtë i gjeni rezultatet, tabelën dhe golashënuesit më të mirë të Ligës së Tretë.  

3shen

telegrafi sport app