Liga Pit Power Gjilan: All Stars rikthehet te fitorja

SUPERLIGA
All Stars Calabria mposhtën 4-2 Beestoners dhe në këtë mënyrë kampionët ju rikthyen fitores pas debutimit me barazim. Skuadra që do marrë pjesë në Champions League, FC Besi Restaurant Xixa mposhti minimalisht 1-0 Mobi Casen, ndërsa Selishta iu gëzua sërish fitores 3-2 ndaj Casino Las Vegas.
Fitore shumë të thellë shënoi Fatbardhi i lojtarit Sherif Rukofci ndaj Poneshit me rezultate 7-0, ndërsa Keramika u përkujdes për të mposhtur 4-2 Medikamentin. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën e Eroll Jonuzit. Eksimori tregoi që është skuadër e fortë dhe mposhti 8-2 Dobërqanin. Eksimori së bashku me Naser Ismajlin gjithashtu do luajnë në Pit Power Champions League. Me rezultat 3-2 fituan Gadishi ndaj Tulipanëve dhe Gjilani 06 ndaj Eurofisit. Ekipi i Genc Sermaxhaj, B-ing Construction fitoi 5-3 ndaj Toto Sport, teksa sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Rinorit dhe Kamagras që u mbyll 1-1.
LIGA E PARË
Në Ligën e Parë FC J. E. K shënoi fitoren më bindëse 8-2 ndaj Kosovës, teksa fitore me rezultat 3-0 kanë shënuar edhe Dheu i Bardhë ndaj Bujanes, si dhe Cimerat ndaj Novobërdës. Pikët maksimale i ka arkëtuar edhe Magjistralja me fitoren prej 3-2 ndaj Trendlight, teksa fitore bindëse ka arritur edhe ekipi i Centertown ndaj Toros 5-1 duke u ngjitur mjaftë në tabelë. Edhe Restaurant Luli ka marrë pikët e plota nga kjo xhiro teksa ka mposhtur 2-1 ekipin e Famiglas. Me po të njëjtin rezultat kanë fituar edhe FC Juniorat ndaj Geo-kos.
Tabelës për momentin po i prin FC 2 Prilli Lladova që javën që lamë pas mposhti me një manita 5-0 skuadrën e Buli Trades, ndërsa fitore shënuan dhe Artana ndaj Autochtonve 5-3 dhe Kuqëzinjët që mposhtën Furrën Dora 3-1. Në ligën e parë dy ndeshje u mbyllen në barazim. Sfida mes Oasis dhe Loni Metal përfundoi 1-1, ndërsa pa gola 0-0 u mbyll ndeshja mes Pasjakut dhe Delartit.
Ju kujtojmë se ndeshjet e Superligës luhen të hënën dhe të martën mbrëma, ndërsa ato të Ligës së parë luhen të dielën gjatë ditës. /Telegrafi/























































