FC Fresh 4 – 5 FC Yjet

FC Fresh pait një fillim mahnitës, ku përmes dy golave të Egzon Krasniqit arritën ta mbyllin pjesën e parë me rezultat 2-0, teksa i njëjti lojtar shënoi përsëri sapo filloi pjesa e dytë dhe e ngriti epërsinë në 3-0. Sidoqoftë, ky gol nuk ua humbi shpresat Yjeve, që përkundrazi reaguan mjaft mirë me tre gola të shpejtë. Fillimisht shënoi Vahid Krasniqi pas një kombinimi të mirë me Ramadan Alajn, ndërsa Jetullahu i shtoi edhe dy gola tjerë për ta barazuar rezultat në 3-3.

Egzon Krasniqi edhe një herë i dha shpresë FC Fresh-it me golin e tij të katërt personal, mirëpo Yjet kishin vendosur që këtë ndeshje ta fiton me çdo kusht dhe përsëri u rikthyen në lojë me golin e Ramadan Alajt, ndërsa golin e fitores së madhe e shënoi Vahid Krasniqi me asistimin e bukur të Kujtim Sopës. Rezultati përfundimtar ishte 4-5 në të mirë të Yjeve, që lirisht mund të themi se e merituan plotësisht këtë fitore.


FC Dallas 4–1 FC Fida Com
FC Dallas nuk ka të ndalur. Pasi mposhti javën e kaluar FC Rinorin, këtë javë radhën për tu mposhtur e kishte FC Fida Com të cilët i mposhten me rezultat 4–1. Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje pa dyshim ishte Sami Korça, i cili shënoi plot 3 gola, ndërsa me një gol në fitoren e FC Dallas kontribuoi edhe Amir Merovci . Golin e nderit për FC Fida Com e shënoi Visar Sadiku pas një asistimi nga Fidan Sadiku.

Rezultatet dhe tabela pas xhiros së dhjetë:

ps10tab

Top shënuesit pas xhiros së dhjetë:

ps10shen

Top asistuesit pas xhiros së dhjetë:

ps10asist

 

telegrafi sport app