Liga Pavarsia: FC Yjet rrëmbejnë spektaklin në javën e tretë

Derbi i javës së tretë i takoj F.C Yjeve qe e mposhtën FC Akllapin, ndërsa FC Fresh, FC Fida Com, FC Kabashi Petrol dhe FC Rinori fituan ndeshjet e radhës. Fitoren më të thellë në javën e tretë e ka shënuar FC Urbano me rezultat 9:4, ndërsa humbjen më të thellë e kanë pësuar FC Restaruant Edi 4:9
FC Yjet – Akllapi 8:5
FC Yjet arritën edhe fitoren e dytë në këtë sezon duke fituar derbin kundër FC Akllapit, edhe pse Akllapi filloi furishëm duke avancuar 3-0 në fillim të pjesës së parë por FC Yjet gjetën forcë dhe rikthyen rezultatin në favor të tyre në fund të ndeshjes.
Q.S Prishtina – FC Rinori 3:6
Q.S Prishtina shijoi humbjen e parë në këtë stinor duke u mposhtur nga FC Rinori me rezultat 3:6. Ky ishte takimi i dy të pamposhturave deri me tani në Liga Pavarsia, dhe këtë sukses nuk e prishi FC Rinori i cili shënoi fitore me plot meritë.
FC Kabashi Petrol – FC D&G Loung Bar 8:4
FC Kabashi Petrol arriti edhe fitoren e tretë me radhë, duke mposhtur ekipin mjaft te forcuar FC D&G Loung Bar.
FC Fresh – FC Dallas 6:2
Lideri i Liga Pavarsia FC Fresh shenoi fitoren e radhës kundër FC Dallas, të cilën e mposhti 6:2.
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së tretë:
Top shënuesit pas xhiros së tretë:
Top asistuesit pas xhiros së tretë:
/Telegrafi/






















































