Liga Pavarsia: FC Rinori fiton derbin dhe rrëmben kreun

Derbi i javës së katërt i takoi FC Rinorit që e mposhti FC Kabashi Petrol, përderisa FC Akllapi e shkatërroi FC Fida Com, ndërsa FC Urbano mposhti liderin e tabelës FC Fresh.
Fitoren më të thellë në javën e katërt e ka shënuar FC Akllapi me rezultat 14-5, ndërsa humbjen më të thellë e ka pësuar FC Fida Com 5-14.
FC Rinori 4-3 FC Kabashi Petrol
Ishte ndeshja e dy ekipeve te cilat deri me tani nuk kishin lëshuar asnjë pikë të vetme dhe këtë ecuri edhe më tutje arriti ta vazhdojë FC Rinori pasi mposhten FC Kabashi Petrol.
FC Kabashi Petrol kaloi në epërsi përmes Viktor Mjekiqit, ndërsa për barazimin përkohshëm u përkujdes Leutrim Canolli, në vazhdim të ndeshjes përsëri FC Kabashi Petrol kaloi në epërsi me gola të shënuar Valon Syla dhe Viktor Mjekqi. Kur pritej që Kabashi Petrol të vazhdonte ecurinë e fitoreve në skenë doli talenti i ri i FC Rinori, Lirim Pajaziti i cili shënoi dy gola të shpejtë dhe bëri asistimin vendimtar në golin e Valon Hasanit i cili ia dha fitoren skuadrës së tij me rezultat 4-3.
FC Akllapi 14-5 FC Fida Com
Llogaritej si njëra nga ndeshjet më të forta dhe spektakolare të xhiros së katërt, mirëpo spektakolarë ishin vetëm skuadra nga lipjani FC Akllapi e cila shkatërroi FC Fida Com edhe pse ekipi mysafirë ishte në mungesë të kapitenit të tyre Fidan Sadikut, prapë se prapë kjo humbje me rezultat kaq bindës nuk mund të arsyetohet.
Shënues për FC Akllapin: Eragon Gashi (6), Bujar Sinani (4), Ardit Bytyqi (2), Kastriot Rexhepi (2). Shënues për FC Fida Com: Korab Pallaska (3), Agon Gashi (1), Bujar Sadiku (1).
FC Urbano 4-1 FC Fresh
Lideri i tabelës deri më tani FC Fresh mposhtet nga dy ish-lojtarët e tyre Xhabir Jerliu dhe Shpëtim Gervalla. Edhe pse FC Fresh kaloi në epërsi të hershme përmes Egzon Krasniqit, i cili shënoi për 0-1, pas një gabimi amatoresk të Durim Qorrit FC Urbano arriti të barazojë 1-1 përmes Sejdi Zenelit, dhe më pas FC Urbano arriti të shenojë edhe plot 3 herë permës fantastikut Xhabir Jerliu (2) dhe Irfan Rushitit (1).
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së katërt:
Top shënuesit pas xhiros së katërt:
Top asistuesit pas xhiros së katërt:























































