LAJMI I FUNDIT:

I lidhur me postin e trajnerit të Napolit – Conte reagon përmes Instagramit

I lidhur me postin e trajnerit të Napolit – Conte reagon përmes Instagramit

Antonio Conte ka thyer heshtjen e tij pas raportimeve në rritje se ai është në bisedime për të zëvendësuar Rudi Garcian si trajner i Napolit.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur ka qenë pa punë që nga përfundimi i kontratës së tij me pëlqim të ndërsjellë me skuadrën e Ligës Premier në fund të marsit.


Sky Sport Italia raportoi se Conte do të takohej personalisht me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të diskutuar zëvendësimin e Garcias.

De Laurentiis e thotë publikisht se po kalon kohë të keqe me Garcian derisa nënvlerëson një trajner
Lexo po ashtu De Laurentiis e thotë publikisht se po kalon kohë të keqe me Garcian derisa nënvlerëson një trajner

Por, Conte ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se po e shijon kohën me familjen.

“Dëgjoj thashetheme këmbëngulëse që më lidhin me klube të rëndësishme, por ripohoj se për momentin gjithçka që dua të bëj është të kaloj kohën dhe ta shijoj me familjen time”.

Megjithatë, raportet vazhdojnë të qarkullojnë se presidenti i Napolit De Laurentiis ka vendosur se synon të shkarkojë Garcia pas vetëm pesë fitoreve, dy barazimeve dhe tre humbjeve mes Serisë A dhe Champions League.

Conte nuk ka punuar në Serie A që kur siguroi Scudetton në Inter në sezonin 2020-21, por klubet e tjera të tij italiane ishin Siena, Arezzo, Bari, Atalanta dhe Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori