LAJMI I FUNDIT:

De Laurentiis e thotë publikisht se po kalon kohë të keqe me Garcian derisa nënvlerëson një trajner

De Laurentiis e thotë publikisht se po kalon kohë të keqe me Garcian derisa nënvlerëson një trajner

Aurelio De Laurentiis pranon se po kalon një kohë të keqe me trajnerin Rudi Garcia dhe foli me Thiago Motta dhe Luis Enrique në verë, por spanjolli nuk nënshkroi për Partenopei.

Garcia është nën presion pas një fillimi të keq të sezonit në krye të kampionit të Serie A – Napolit.


Partenopeit humbën nga Fiorentina para pushimit dhe janë shtatë pikë poshtë liderit të tabelës Milanit. Për më tepër, disa lojtarë kyç, përfshirë Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen, duket se nuk janë në marrëdhënie të mira me trajnerin.

Zbulohen emrat e tre trajnerëve favoritë për të pasuar Garcian te Napoli
Lexo po ashtu Zbulohen emrat e tre trajnerëve favoritë për të pasuar Garcian te Napoli

“Po kaloj keq me të. Unë jam një sipërmarrës dhe duhet të më interesojë çfarë ndodh brenda kompanisë. Trajneri dhe drejtori sportiv janë në shërbimin tuaj”, ka thënë De Laurentiis të martën në Universitetin e Romës, duke folur për herë të parë për të ardhmen e Garcias, raporton Repubblica.

“Do të marr vendimet e duhura në kohën e duhur. Mjedisi nuk mund të ndikojë tek unë, duhet gjithmonë kohë për të menduar. Çdo vendim i nxituar është një vendim i gabuar. Në jetë, nuk është e mundur të kesh gjithçka këtu dhe tani. Është e nevojshme të mbajmë kokën ulur dhe të punojmë shumë”.

“Kur punëson një trajner që nuk e njeh më futbollin italian, është normale të luftosh, e njëjta gjë do të kishte ndodhur me të gjithë”, vazhdoi ai.

Napoli po konsideron shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia
Lexo po ashtu Napoli po konsideron shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia

ADL kishte folur me disa zëvendësues të mundshëm për Luciano Spallettin gjatë verës pasi trajneri i lindur në Certaldo dha dorëheqje.

“Kam intervistuar Thiago Mottan, por ai nuk donte të rrezikonte të zëvendësonte një trajner që kishte arritur kaq shumë”, vazhdoi De Laurentiis.

“E thirra edhe Luis Enriquen dhe për fat (të mirë) ai shkoi në Francë. Shikoni rezultatet që ai ka. Ai nuk më bindi gjatë një raundi bisedimesh që zgjatën tre ditë. Kam thirrur shumë trajnerë”, ka shtuar më tej presidenti i Napolit.

Gjatë fjalimit të tij në Universitetin e Romës të martën, De Larentiis konfirmoi se ai nuk është i gatshëm të zhvillojë ndeshjen e Superkupës në Arabinë Saudite në janar 2024, veçanërisht pas konfliktit të Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori