LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do t’a padisë shtetin

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do t’a padisë shtetin

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të ngritë padi kolektive kundër shtetit.

Padia vjen për shkak se nuk kanë marrë rritje lineare të pagave për 2806 denarë dhe për mosrespektim të një pjese të ligjeve dhe kontratave kolektive në sektorin publik, paralajmëroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.


Padia, siç tha ai, do të parashtrohet para gjykatave vendore dhe të huaja.

Greva e përgjithshme në institucionet shtetërore vazhdon, ndërsa e njëjta ka filluar më 22 qershor.

“Në vend që nga 1 korriku të marrim paga të rritura, lineare dhe solide prej 2806 denarëve, kemi marrë nga 7 deri në 100 për qind rritje të faturave të energjisë elektrike. Në vend që të kemi rritje lineare prej 2 806 denarëve, kemi rritje të çmimeve në dyqane, për shkak të rritjes së çmimeve të rrymës dhe derivateve të naftës. Prandaj LSM vendosi për këtë hap për padi gjyqësore kolektive, si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë vendor ku nuk patëm rritje rroge”, deklaroi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Amandamenti për rritjen e pagave për sektorin publik, nuk u pranua nga organet kompetente në mbledhjen e ribalansimit të buxhetit, që nga koha e mospranimit të kërkesave nga shteti, nga LSM njoftuan se do të punojnë vetëm me 10 përqind të kapaciteteve që posedojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori