Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli nuk i ka paguar gjyqtarët pas përfundimit të ndeshje kundër Prishtinë, që u luajt të dielën dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Sipas burimeve të gazetës ‘Sport Plus’, zyrtarët e klubit nga Drenasi ia kanë treguar paratë gjyqtarëve, por nuk ia kanë dhënë në shenjë proteste ndaj referit kryesor të ndeshjes, Idriz Kelmendi, ndaj të cilët patën ankesa të mëdha. Saktësisht 440 euro u desh t’i paguajnë zyrtarët e Feronikelit për katër gjyqtarët e ndeshjes, vëzhguesin dhe kontrollorin.


Megjithatë, gjyqtari kryesor, Idriz Kelmendi, dy asistentët, Besnik Morina e Driton Preniqi, gjyqtari i katërt, Selim Isufi, vëzhguesi, Metë Çitaku dhe kontrollori, Vehbi Ibrahimi, mund të flenë të qetë, pasi paratë do t’i marrinë të hënën (sot) në zyrat e Federatës së futbollit të Kosovës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app