LAJMI I FUNDIT:

Liderët politikë shprehin ngushëllime për vdekjen e regjisores Kraja

Liderët politikë shprehin ngushëllime për vdekjen e regjisores Kraja

Ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja kanë shprehur edhe liderët politikë në vendin tonë.

Përveç Presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ngushëllime për familjen Kraja kanë shprehur edhe shumë personalitete të tjera politike.

Thaçi dhe Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës
Lexo po ashtu Thaçi dhe Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj:


“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores sonë të njohur, Arzana Kraja. Ikja nga kjo jetë e Arzanës, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por për gjithë komunitetin artistik në Kosovë. I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Arzanën”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli:

“Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje”.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani:

“Thellësisht e prekur nga vdekja e hershme e regjisores Arzana Kraja, puna e së cilës është vlerësuar lart edhe në Kosovë edhe në botë. U shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Kraja si dhe miqve e kolegëve të saj nga fusha e artit”.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku:

“Pusho në paqe Arzana Kraja! Dritë të pastë shpirti, engjull”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti:

“Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t’ia zë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë.

Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët.

“Na duhen shumë idealistë.”, thoshte Arzana kur e shpjegonte filmin e saj “Fusha e Mëllenjave”. Syla, personazhi kryesor i këtij filmi të saj të fundit, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 viteve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë…

Pushofsh e qetë Arzana”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa:

“E nderuara familje Kraja
Me dhimbje te madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës tuaj, regjisores tonë të re e të mirënjohur, Arzana Kraja.
Arzanja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore si pjesëtare e një brezi të ri e shumë të suksesshëm të Kosovës.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës juve si dhe bashkëpunëtorëve të Arzanës dhe komunitetit kulturor të Kosovës ju shprehi ngushëllimet më të thella. Isa Mustafa”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori