LAJMI I FUNDIT:

Lichtsteiner largohet nga Juventusi, afër transferimit te Nice

Lichtsteiner largohet nga Juventusi, afër transferimit te Nice

Mbrojtësi zviceran Stephan Lichtsteiner ka pranuar largimin nga gjiganti italian Juventus.

Pas gjashtë viteve të kaluara në Juventus, reprezentuesi zviceran pritet të rikthehet përsëri në Ligue 1.


Është skuadra franceze, Nice që është e gatshme t’i ofrojë kontratë dy vjeçare me pagë 2,5 milionë euro në stinor.

Lichtsteiner iu bashkua kampionëve të Italisë në vitin 2011 nga skuadra tjetër italiane Lazio për 10 milionë euro.

Për reprezentuesin zviceran ky do të jetë një rikthim në Ligue 1 ku luajti për tre sezone tek Lille. /Telegrafi/