LAJMI I FUNDIT:

Licencohen edhe shtate federata sportive

Licencohen edhe shtate federata sportive

Pas licencimit te 15-të federatave sportive ditë më parë, sot licencën katër vjeçare e kanë marrë edhe shtate federata tjera.

Federata e Boksit të Kosovës, Federata e Hendbollit, Federata e Bodibulldingut, Federata e Kik-boxit, Federata e Punëtoreve sportive, Federata e Shahut dhe Federata e Volejbollit, janë federatat që sot kanë marrë licencën nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve të Kosovës, transmeton KosovaPress.


Më shtate federata e licencuara sot, numri federatave të licencuara arrin në 22-të. Drejtuesit e federatave sportive te licencuara sot, janë shprehur të kënaqur që janë licencuar, dhe sipas tyre, tashmë topi është në anën e federatave sportive.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini ka falënderuar ministrin Shala për punën që po bën. Ai mendon se me këtë licencim katër vjeçar është një mundësi e mirë për zhvillimin e sporteve tona. Saraçini thotë se tani jemi në një fazë ku kërkohet edhe cilësia në sportet tona.

Saraçini: Kemi ar dhur në një fazë ku kërkohet cilësia

“Tash jemi në një periudhë ku orvatjet nuk kanë munguar dhe mbështetja e ministrisë me dikasteret e veta nuk munguar, dhe shpresoj se me këtë licencim që do të jetë katër vjeçar do të kemi mundësi të bëjmë edhe me tutje për zhvillimin sporteve në të cilat jemi angazhuar dhe shpresoj se bashkëpunimi më juve, me ministrin do të vazhdojë edhe më tutje dhe besoj nga ana tjetër se tash kemi ardhur në një fazë kur edhe ne si federata të dëshmojmë jo vetëm vëllim të punës, angazhim, por edhe te fokusohemi edhe në cilësi”, ka thënë Saraçini, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Ministri i Sportit, Kujtim Shala, pasi uroi federata e licencuara, tha se ky licencim është vlerësim i punës që është bërë, dhe sipas tij, federatat licencuar kanë plotësuar kriteret e kërkuara me ligj. Ministri Shala ua bëri të qartë se javën që vjen do të nënshkruhen memorandumet me federata e licencuara sot.

Shala: Asnjë federate nuk është licencuar pa dhënë llogari për mjetet e shpenzuara

“Procesi i licencimit është një proces i vlerësimit dhe cilësi më këtë funksionalizon këtë proces dhe Ju më këtë keni dëshmuar se plotësoni jo vetëm kriteret ligjore, por edhe teknik profesionale dhe kjo dëshmon bashkëpunimin që kemi pasur vitin e kaluar, sidomos bashkëpunimin më një mori federatash e kemi rregulluar me memorandume të cilët i kemi financuar federatat dhe Komitetit Olimpik, ka qenë i suksesshëm, sepse asnjë federatë nuk është licencuar dhe nuk do të licencohet pa përfshirë edhe komponentët për arsyetimin e mjeteve financiare para Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht para Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sporteve. Dëshirojë të sqarojë se pas kësaj hapet mundësia e bashkëpunimit edhe sivjet. Me disa federata tashmë kemi nënshkruar përfshir ë edhe Komitetin Olimpik pasi janë verifikuar në tersi gjitha procedurat e shpenzimeve dhe pasi janë mbyllur gjitha avancat pas asnjë përjashtim. Ne do të nënshkruajmë edhe disa memorandume me federata që janë licencuar javën që shkoi dhe ne ju kemi premtuar se do t’i nënshkruajmë këtë javë, ndërsa për nënshkrimi e memorandumeve me ju do te mundohem të jemi gati bashkë me ju javën që vjen, kështu që ta finalizojmë këtë proces”, ka theksuar ministri Shala.

Ai shpreson se pas licencimit të 22 federatave, edhe federata tjera sportive do t’i plotësojnë kriteret në mënyrë që të licencohen edhe ato federata, përcjell KosovaPress.

E, kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Ramadan Selimi kërkoi nga ministri Shala që sa më shpjet që është e mundur të bëhet edhe nënshkrimi i memorandumit mes Ministrisë dhe Federatës së Boksit si dhe aplikimi i tyre, sepse sipas tij, Federata e Boksit ka nevojë urgjent për mjete financiar në mënyrë që të përgatis një ose dy boksierë për Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Selimi: Kërkojmë që sa më shpejtë të aplikohet nënshkrimi i memorandumeve

“Faleminderit ministër për gjithë këto që po bëni. Nuk kam çka të shtojmë nga kolegu me tepër dhe vetëm kam një kërkese nga Federata e Boksit pasi që jemi afër Lojërave Olimpike dhe ne pretendojmë ta kemi një ose dy boksierë që të marrin pjesë në këto lojëra, andaj uroj që javën e ardhshme t’i nënshkruajmë memorandumet dhe mos të jetë memorandumi vetëm në letër, por edhe të aplikohet sa më shpejtë që është e mundshme për shkak se e kemi kohën shumë të kufizuar të përgatitjeve”, ka pohuar Selimi.

Edhe kreu i Federatës se Shahut e kishte kërkesën e njëjtë më Federatën e Boksit për shkak të përgatitjeve të sportistëve për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

Ndërkaq, ministri Shala premtoi që sa më shpejtë që është e mundur do të nënshkruhen memorandumet si dhe do të bëhet aprovimi i tyre. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori