LAJMI I FUNDIT:

Liburni mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Liburni mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në Futsal, Liburni i Gjakovës ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjakovare do jetë pjesë e fazës së dytë kualifikuese pas koeficientit mjaftushëm të lartë, falë sukseseve të klubeve tona në katër vitet e fundit në këtë garë.


Liburni, kampion i Kosovës në futsall
Lexo po ashtu Liburni, kampion i Kosovës në futsall

Liburni do jetë pjesë e grupit 7, së bashku me skuadrën nga Bjellorusia, Stalitsa Minsk.

Dy kundërshtarët e tjerë do mësohen pas përfundimit të fazës para-kualifikuese. /Telegrafi/