LAJMI I FUNDIT:

Liburni, kampion i Kosovës në futsall

Liburni, kampion i Kosovës në futsall

Liburni është kampion i Kosovës në futsall për edicionin 2018/19, pasi e ka mposhtur Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë.

Skuadra gjakovare ka triumfuar në kryeqytet, me rezultat 6-3, pasi koha e rregullt ishte mbyllur 3-3.


Kësisoj, rezultati i serisë finale me ndeshje ishte 2-0 për Liburnin, pas fitores edhe në ndeshjen e parë në Gjakovë, 3-2.

Padyshim lojtari i ndeshjes ishte Ramadan Alaj i cili shënoi tre gola.

Kuqezinjtë e kompletojnë kështu një edicion fantastik, duke çuar në Gjakovë një tjetër titull kampioni të futsallit.

Liburni e ka fituar edhe Kupën e Kosovës këtë edicion, duke mundur në finale ekipin tjetër prishtinas, Prishtina 01. /Telegrafi/