Këngëtari anglez, Liam Payne, u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq me të dashurën e re, Maya Henry, gjatë prezantimit të koleksionit të ri të veshjeve të Rita Orës.

Ish-ylli i "One Direction" dukej tejet i lumtur pranë modeles Maya, ndërsa arritën të mbështesin këngëtaren shqiptare për linjën e saj të re të modës me 'Escada'.


Këngëtari 26 vjeç, e mbajti pamjen e thjeshtë i veshur tërësisht në të zeza, e nga ana tjetër, Maya dukej mahnitëse në një kostum të kuq të ndritshëm me një rrip saten rreth belit.

Screenshot 3 11 Liam Payne me të dashurën e re në koleksionin e veshjeve të Rita Orës (Foto: Getty Images)

Ajo përputhej me Ritën, e cila u shfaq me një stil më ndryshe në një kostum pantallonash, ku edhe këtë herë rrëmbeu vëmendjen e gjithë të pranishmëve.

Liam filloi të shoqërohet me Ritën kur dyshja bashkëpunuan në këngën e tyre të dashurisë 'For You', e cila ishte bërë për Fifty Shades Freed para disa vitesh.

Liam, i cili ka djalin dy vjeçar Bear, me ish Cheryl Tweedy, deri më tani ka qenë i hapur për jetën e tij të dashurisë. Ai u lidh me supermodelen Naomi Campbell në fillim të këtij viti.

Screenshot 4 10 Liam Payne me të dashurën e re në koleksionin e veshjeve të Rita Orës (Foto: Getty Images)

Por, këngëtari më në fund është hapur për romancën e tij të re me Mayan, me të cilën u fotografua duke u puthur me pasion një natë në Londër. /Telegrafi/

Screenshot 5 8 Liam Payne me të dashurën e re në koleksionin e veshjeve të Rita Orës (Foto: Getty Images)

Screenshot 6 5 Liam Payne dhe Maya Henry (Foto: Harris)