LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne dhe Cheryl Cole drejt shkurorëzimit

Liam Payne dhe Cheryl Cole drejt shkurorëzimit

Liam Payne javë më parë publikoi këngë e re në bashkëpunim me Rita Orën, “For You”.

Megjithëse kjo këngë i është dedikuar çifteve dhe doli në treg para ditës së të dashuruarve, duket se me këtë të fundit këngëtari nuk i ka punët mirë.


Në fakt, marrëdhënia mes 24-vjeçarit dhe bashkëshortes Cheryl Cole është e tensionuar pasi ai po shpenzon ditë të tëra larg shtëpisë, gjersa bukuroshja po kujdeset për vogëlushin e tyre 11 muajsh.

Një burim i ka thënë MailOnline se “Cheryl po shpenzon shumë kohë në shtëpi vetëm me Bear, ndërkohë që partneri i saj shfaqet shumë pak”.

Gjithashtu edhe dyshja nuk është tash e sa kohë nuk janë parë së bashku, duke përfshirë edhe në ditën e Shën Valentinit.

E pikërisht në këtë dit, Payne vendosi të publikoi një imazh të djalit të vogël, pa partneren e tij, krah së cilës ka shkruar ‘Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”.

Ndryshe, Liam është duke shijuar sukseset e këngës së bashku me Ritën, i cili deri më tani është shikuar rreth 49 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/