LAJMI I FUNDIT:

LG V30 i ri debuton në MWC 2018

LG V30 i ri debuton në MWC 2018

Mobile World Congress 2018 fillon brenda një muaji, ndërsa ne jemi duke pritur shumë modele të reja të telefonave të shaqen në këtë ngjarje të madhe të teknologjisë.

Në mesin e tyre pritet të jetë edhe modeli dhe varianti i ri i LG, V30 që pritet të debutojë zyrtarisht në Kongres.


Sipas një raporti të fundit, LG do të debutojë një variant të ri të telefonit të mençur LG V30 në Kongres dhe telefoni do të vijë me AI. Ka dy versione të V30 në këtë moment, standardi V30 dhe V30 +, edhepse nuk ka detaje se si do të quhet ky model i ri.

V30 ekzistues vjen me një ekran OLED prej 6 inçësh që përmban një rezolucion QHD + të 2880 x 1440. Pajisja përmban një procesor Qualcomm Snapdragon 835 dhe 4GB RAM, gjithashtu ka 64GB hapësirë të përfshirë.

Specifikime të tjera përfshijnë kamerën e pasme me 13 megapikselë dhe një kamerë tjetër përballë me 5 megapikselë për Selfies. V30 i ri vjen me Android Nougat.