LAJMI I FUNDIT:

LG lanson X4, vjen me opsionin e pagesave LG Pay

LG lanson X4, vjen me opsionin e pagesave LG Pay

LG ka njoftuar për lansimin e një telefoni të ri në Korenë e Jugut, përkatësisht modelit LG X4 dhe pajisja e re vjen me sistemin e ri të pagesave të kompanisë të njohur si LG Pay.

Telefoni është një version i X4 + që pamë në janar dhe pajisja vjen me një ekran 5.3” me një rezolucion HD prej 1280 x 720 pikselëve.


LG X4 është mundësuar nga një processor i Qualcomm Snapdragon 425 dhe i njëjti vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie të përfshirë. Nëse keni nevojë për një ruajtje shtesë, pajisja vjen me një vend të kartelës microSD.

Pajisja do të vijë me një kamerë 5 megapikselëshe në anën frontale për Selfie dhe një kamerë 8 megapikselëshe në anën e pasmë për foto dhe video.

Telefoni gjithashtu vjen me një Radio FM, HD DMB TV dhe më shumë. Do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të zezë dhe të artë dhe do të shitet për rreth 273 dollarë në kursin aktual të këmbimit.

Në trend Teknologji

Më shumë
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Kalo në kategori