LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski: Sane mund të ndihmonte shumë Bayernin

Lewandowski: Sane mund të ndihmonte shumë Bayernin

Robert Lewandowski ka thënë se Leroy Sane mund të ndihmonte shumë Bayern Munichun nëse kalon në këtë verë.

Bavarezët ka kohë që po tentojnë të transferojnë anësorin gjerman, mirëpo Manchester City kërkon mbi 100 milionë euro.

Skuadra gjermane nuk është e gatshme që të paguajë atë shumë, mirëpo tani vlera e lojtari ka rënë shkaku i coronavirusit dhe lëndimit që kishte në fillim të sezonit.

Por, Lewandowski mendon se nëse Sane transferohet në Allianz Arena, do t’i ndihmonte shumë ata.

“Ka shumë spekulime. Unë mund të them vetëm se ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe që me cilësitë e tij do na ndihmonte shumë”, ka thënë polaku.

“Jo vetëm në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve, por ne e kemi parë atë çfarë ka bërë edhe te Schalke, me lojën e tij do na forconte”, ka shtuar më tej ai.

Bayerni është aktualisht me krye të tabelës së Bundesligës, derisa Hansi Flick po tregon cilësi të mira si trajner, duke e ndihmuar skuadrën të përmirësohet më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori