LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton është dëshmuar në F1, e tani edhe në terren malore me një SUV “off-road”

Lewis Hamilton është dëshmuar në F1, e tani edhe në terren malore me një SUV “off-road”

Kampioni i shtatëfishtë në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton, ka sfiduar veten në një vozitje pak më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim. Ata të ngasjes së një veture off-road.

Bëhet fjalë për SUV-in me motor të BMW-së që u prodhua nga kompania Ineos Automotive, kompania simotër i Ineog Group që merret me kimikale dhe që është një nga sponsorët kryesor të ekipit të Mercedes nga Formula 1.


Hamilton është shfaqur në një video, ku në fokus ishte Ineos Grenadier, e shoqëri i bënte Hamiltonit, themeluesi i Ineos, Jim Ratcliffe, transmeton Telegrafi.

Hamilton është i njohur për koleksionin e super-veturave, por duket se është kënaqur derisa drejtoi Grenadierin dhe voziste në terrene malore.

Ai porositi një model të tillë me dritat shtesë LED në kulm, dhe me gomat all-terrain që janë të dedikuara për të gjitha terrenet.

Kjo veturë i la përshtypje të mira kampionit të F1. Grenadier prodhohet në fabrikën e Daimler në Hambach të Francës, ku nga shiritat prodhues zbresin motorët 3 litërsh me 6 cilindra nga BMW, kurse në ofertë është edhe një tjetër.

Pra B57 me naftë që prodhon 245 kuaj-fuqi si dhe B58 me benzinë që ka 281 kuaj-fuqi. Që të dy këta motorë janë të pajisur me ndërrues automatike ZF me tetë shpejtësi. /Telegrafi/