eksperti ad

Lewis Capaldi është konfirmuar si artisti më i ri që do t'i bashkohet edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, duke shënuar njëherazi edhe performancën e tij të parë në Kosovë.

Këngëtari skocez, i njohur në mbarë botën për hitet "Someone You Loved", "Before You Go", "Forget Me" dhe "Wish You The Best", është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës pop të viteve të fundit.


Zëri i tij karakteristik dhe baladat emocionale i kanë siguruar miliona fansa në të gjithë botën.

Pjesëmarrja e Capaldit është një tjetër emër i madh që i shtohet programit të festivalit, ku tashmë janë konfirmuar edhe artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Katy Perry.

Sunny Hill Festival 2026 do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bernicë të Prishtinës.

- YouTube www.youtube.com

Festivali konsiderohet ngjarja më e madhe muzikore në Kosovë dhe një nga më të rëndësishmet në rajon, duke mbledhur çdo vit dhjetëra mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Me ardhjen e Capaldit për herë të parë në Kosovë, interesi për edicionin e sivjetmë pritet të rritet edhe më shumë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com