Lewandowski kërkon shifrën e 100 golave në Bundesligë

Polaku deri më tani ka 91 gola të shënuar në 162 ndeshje të zhvilluara për Bayernin dhe Dortmundin, transmeton Koha.net.
Në sezonin e tij të parë me bavarezët kishte shënuar 17 gola kurse tani dëshiron 100 gola t’i arrijë për sezonin e ri në Bundesligë.
“E dija se sezoni i parë nuk do të jetë më i miri. Jam i lumtur që kam shënuar aq gola dhe kam luajtur aq shumë. Sezoni i dytë shpresoj që të jetë më i mirë, tani është koha të tregoj se mund të bëjë edhe më shumë".
"100 gola në Bundesligë do të ishte fantastike, shpresoj se do arrij t’i shënoj sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Lewandowski për Kicker.

Nga
Telegrafi
03/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































