Lewa: Dortmundi i rrezikshëm edhe pa mua

Polaku u largua nga Signal Iduna Park si transferim i lirë për të kaluar te kampionët e Bundesligës këtë verë, katër vite pasi iu bashkua Dortmundit. Dhe largimi i Lewas e ka dobësuar edhe më shumë skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp, por jo aq sa ajo të eliminohet nga gara qysh para fillimit të sezonit.
“Dortmund gjithmonë është i rrezikshëm. Ata shpesh e kanë treguar atë se mund t’i përballojnë humbjet, me Sahin, Kagawa dhe Gotze”.
“T’i eliminosh ata para fillimit të sezonit do të ishte e rrezikshme. Ata janë konkurrent serioz për ne. Ne kemi nevojë për rivalitet, kjo është pjesë e futbollit dhe konkurrenca ju ndihmon të ecni përpara dhe të bëheni edhe më i mirë”
“Ne kemi nevojë që Dortmundi të na shqetësojë, që të mund të lulëzojmë”, ka thënë Lewa për Sport Bild. /Telegrafi/















































