LAJMI I FUNDIT:

LETRA REVOLUCIONARE NR. 1

LETRA REVOLUCIONARE NR. 1

Poezi nga: Diane di Prima
Përktheu: Fadil Bajraj

Sapo kuptova se aksionet jam unë
nuk kam para të tjera
për shpërblesë, asgjë për të thyer apo shkëmbyer veç jetës sime
shpirti im është ndarë, në copa, i shtrirë
në tavolinën e ruletës
unë rikuperoj atë që mundem
asgjë tjetër për t’i futur nën hundë maître de jeu
asgjë për të flakur nga dritarja, as flamur të bardhë
sall këtë mish kam për të ofruar, për të bërë lojën me
këtë kokë aty për aty, me vakitë përcjellëse, lëvizja ime
derisa rrëshqasim mbi këtë dërrasë, duke shkelur gjithmonë
(shpresojmë) mes rreshtave