LAJMI I FUNDIT:

Letra plot emocione e Leo Messit pasi fitoi Kupën e Botës: Është edhe e Diego Maradonas dhe të gjithë atyre që iu afruam në Brazil 2014

Letra plot emocione e Leo Messit pasi fitoi Kupën e Botës: Është edhe e Diego Maradonas dhe të gjithë atyre që iu afruam në Brazil 2014

Pothuajse 48 orë pasi Argjentina u kurorëzua për herë të tre kampione e Kupës së Botës në Katar, festimet vazhdojnë.

Leo Messi ka publikuar disa postime në llogarinë e tij në Instagram, por i fundit prej tyre ishte jashtëzakonisht i veçantë.


Ylli argjentinas ka shkruar një letër emocionuese duke kujtuar rrugën drejt fitores në Kupën e Botës dhe ka përmendur edhe ata që nuk kanë mundur të jenë aty.

Shkrimit ia ka bashkangjitur edhe një video prekëse pas fitores së Kupës së Botës.


Këto janë fjalët e Leo Messit:

Nga Grandoli deri në Kupën e Botës në Katar, kaluan pothuajse 30 vjet. Kanë qenë gati tri dekada gjatë së cilave topi më dha shumë gëzim dhe gjithashtu pak trishtim. Gjithmonë e kam pasur ëndërr për të qenë kampion bote dhe nuk doja të ndalja së provuari edhe duke e ditur se kjo mund të mos ndodhte kurrë”.

“Kjo Kupë që fituam është edhe për të gjithë ata që nuk e arritën në Botërorët e mëparshëm që luajtëm, si në vitin 2014 në Brazil, ku të gjithë e merituan, sepse luftuan deri në finale, punuan shumë dhe e donin aq shumë, siç bëra unë… Dhe e meritonim edhe atë finale të mallkuar”.

“Është gjithashtu Kupa e Diegos, që na inkurajoi nga parajsa. Dhe e gjithë atyre që e kanë mbështetur gjithmonë Kombëtaren, pa parë aq shumë rezultatin, por dëshirën tonë, edhe kur gjërat nuk shkonin ashtu siç donim”.

“Dhe sigurisht dhe i gjithë këtij grupi të bukur që u formua dhe i stafit stërvitor dhe i të gjithë njerëzve të kombëtares, që, duke qenë anonimë, punojnë ditë e natë për ta bërë më të lehtë për ne”.

“Shumë herë dështimi është pjesë e rrugëtimit dhe e të mësuarit dhe pa zhgënjim është e pamundur që të vijë suksesi. Faleminderit shumë nga zemra! Forca Argjentinë!!!”, ka shkruar Messi.


View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Messi ishte lojtari kryesor i Argjentinës në këtë Kampionat Botëror, ku me shtatë gola dhe tre asistime i udhëhoqi ata drejt trofeut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori