LAJMI I FUNDIT:

Me letra emocionuese, Modric dhe Kroos i dëshirojnë fat Casemiros te Manchester United

Me letra emocionuese, Modric dhe Kroos i dëshirojnë fat Casemiros te Manchester United

Dyshja e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos kanë shkruar të dy një mesazh emocional lamtumirës për ish-bashkëlojtarin e tyre, Casemiron.

Të premten mbrëma u konfirmua se Manchester United kishte arritur një marrëveshje me Los Blancos për brazilianin, me transferimin që i nënshtrohet një marrëveshjeje të kushteve personale, kërkesave për vizë në Mbretërinë e Bashkuar dhe testeve mjekësore.

United, të cilët aktualisht janë në fund të tabelës së Ligës Premier pas humbjeve ndaj Brighton dhe Brentford, thonë se “mezi presin të mirëpresin Casemiron në Old Trafford”, në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

Ferdinand thotë se Unitedi ka stërpaguar për Casemiron
Lexo po ashtu Ferdinand thotë se Unitedi ka stërpaguar për Casemiron

Ardhja e menjëhershme e mesfushorit, që besohet të jetë me vlerë rreth 70 milionë eurove plus 10  milionë bonuse, lë të nënkuptohet edhe fundin e epokës së treshes: Modric, Kroos dhe Casemiro.

Pas shtatë sezoneve të mbushura me trofe së bashku në Bernabeu, një periudhë ku ata ngritën pesë trofe të jashtëzakonshëm të Ligës së Kampionëve, treshja ikonike e mesfushës nuk do të jetë më.

E tillë është lidhja e tyre e pabesueshme, si Toni Kroos ashtu edhe Luka Modric i kanë shkruar një letër lamtumire emocionale brazilianit teksa ai përgatitet të nisë një sfidë të re.

Më poshtë mund të lexoni letrën e mesfushorit gjerman:

Me ty, Case im i dashur, ishte e pamundur të mos derdhje djersë… në çdo situatë. Sepse nuk do të na lije të pushonim as në një banjë turke.

Qëndrimi atje ishte një mundim tjetër: i kishe thënë dikujt të shkonte dhe thuajse kishe gati biçikletat dhe pesha për stërvitje atje. Një njoftim për kolegët tonë të rinj që ta dinë. Sepse me ty edhe banja turke ishte palestër… dhe i lejoje njerëzit të shtrihen vetëm kur është koha për të bërë përkulje (pjesë e stërvitjeve).

Do të më mungosh. Si një profesionist shembullor. Si një top lojtar. Si një luftëtar që më shpëtoi shumëherë… Por, mbi të gjitha, si njeri i mirë.

Image credit: Alamy

Ne kemi bërë histori, o njeri! Çfarë skena legjendare. Tani rrugët tona sportive ndahen, por miqësia jonë mbetet. Të siguroj.

Të uroj më të mirat, shihemi së shpejti.

Paç fat.

Toni jot.

Më poshtë mund ta lexoni edhe letrën nga Modric:

I dashur Case, ende e mbaj mend debutimin tënd me klubin tonë… Sa nervoz ishe! Të kërkova të jesh i qetë dhe tani mendoj për këtë dhe të shoh se si doli. Çfarë keni arritur! Ishte gjithashtu sezoni im i parë dhe asnjëri prej nesh nuk mund ta imagjinonte se çfarë kishte ruajtur futbolli për ne.

Ti je bërë një udhëheqës i vërtetë. Ti ke qenë për shokët e skuadrës dhe për Real Madridin. Do ta kujtojmë gjithmonë.

Image credit: Alamy

Kemi fituar shumë bashkë, por i ruaj momentet që askush nuk i sheh. Me punën e përditshme në Valdebebas. E sidomos me batutat, sepse ke qenë gjithmonë në humor të mirë, edhe në momente tensioni apo kur ka pasur dështime.

Ato të qeshura me ty më dhanë qetësi. Ashtu si të shikoj prapa dhe të shoh ty, duke ditur se do të ketë shumë “Njega-Njega”. Ti ke qenë truproja (në fushë) më e mirë në botë.

Do të më mungosh, por të uroj më të mirat. Kjo është ajo që meriton një profesionist dhe një person si ti.

Faleminderit për gjithçka dhe fat të mirë, mik! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori