“Paris-Midi” ka botuar të dielën e 30 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit të Federatës shqiptare “Vatra”, Fan Nolit, drejtuar liderëve më të fuqishëm botërorë, si arsye e pohimeve absurde të kryeministrit grek Venizelos. Letrën mund ta lexoni të plotë më poshtë:
“Shqipëria dhe Greqia
Delegacioni shqiptar sapo ka marrë telegramin e mëposhtëm nga presidenti i Federatës Shqiptare të Vatrës:
Ju lutem t’i komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino, kryeministrave LIoyd George dhe Clemenceau, rezolutën e mëposhtme, e miratuar njëzëri, më 16 mars, nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe nënshkruar nga kryepeshkopi rus Aleksandër, nga klerikët shqiptarë dhe 124 delegatë, ortodoksë nga Shqipëria e Jugut, që aktualisht banojnë në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë:
Të nënshkruarit priftërinj dhe laikë, përfaqësues të 52 komuniteteve dhe kishave të shenjta ortodokse shqiptare (këtu emrat e këtyre komuniteteve) dhe përfaqësuesit e Kishës rumune, të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Jugut, u mblodhën nën presidencën e hirësisë së tij, kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut, Aleksandër, për të zgjedhur një peshkop ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pohimeve absurde të z. Venizelos, sipas të cilave ortodoksët shqiptarë të Shqipërisë së Jugut dëshirojnë bashkimin e tyre me Greqinë.
Ne, të krishterët ortodoksë shqiptarë, shërbëtorë besnikë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje Shkëlqesisë tuaj, në Konferencën e Paqes, me qëllim që të fitojmë restaurimin e pavarësisë shqiptare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, nën flamurin e ushtarit të famshëm të Krishtit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe formimin e një qeverie kombëtare me kufijtë etnikë të Shqipërisë duke përfshirë Çamërinë, Kosovën, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e qeverisë së përkohshme shqiptare .
Nënshkruar nga 120 delegatë laikë, emrat e të cilëve pasojnë sipas alfabetit”. /darsiani/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre