LAJMI I FUNDIT:

Lëshimi i bashkëshortëve me biçikletën dyshe nëpër terrenet më të thepisura malore (Video)

Lëshimi i bashkëshortëve me biçikletën dyshe nëpër terrenet më të thepisura malore (Video)

Bashkëshortët nga Christchurch i Zelandës së Re, lëshohen nëpër terrenet me të thepisura malore, me një biçikletë dyshe.

Jackson dhe Rose Green vendosën të lëvizin me këtë mjet në vitin 2005, kur Rose deshi të merrte pjesë në një garë, por nuk donte të shkonte vetëm, transmeton Telegrafi.


Jackson pranoi të shkonte me të në garë, ndërsa më vonë u bënë pjesë edhe të shumë garave së bashku, para se të niseshin nëpër terrene të vështira.

Shkëmbinj të papërshtatshëm, rrëpira dhe shtigje me gurë, janë disa prej hapësirave ku ata kalojnë shpesh, ndërsa përvoja që kanë fituar, i bën të duken sikur po lëvizin nëpër asfalt. /Telegrafi/