LAJMI I FUNDIT:

Leonardo sulmon presidentin e Real Madridit për pretendimet e tij rreth Mbappes

Leonardo sulmon presidentin e Real Madridit për pretendimet e tij rreth Mbappes

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka kritikuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për komentet e tij të fundit në lidhje me nënshkrimin e sulmuesit Kylian Mbappe.

Leonardo vuri në dukje mungesën e respektit nga Real Madrid pasi dolën disa komente në lidhje me dëshirën e Los Blancos për të nënshkruar me 22-vjeçarin në vitin e ardhshëm.


“Ky është një shembull tjetër i mungesës së respektit për PSG-në dhe për Mbappen”, ka thënë fillimisht Leonardo në një intervistë për L’Equipe.

Benzema e thotë publikisht: Mbappe do të vijë në Real Madrid
Lexo po ashtu Benzema e thotë publikisht: Mbappe do të vijë në Real Madrid

“Në fakt, në të njëjtën javë një lojtar i Real Madridit [Karim Benzema], pastaj trajneri i Real Madridit [Carlo Ancelotti] dhe tani presidenti [Florentino Perez] flasin për Kylianin sikur ai të ishte tashmë njëri prej tyre”.

“E përsëris: kjo është një mungesë respekti që ne nuk mund ta tolerojmë”, përfundoi drejtori sportiv i PSG-së.

Ky reagim vjen pasi Florentino Perez kishte thënë se së shpejti do të ketë një marrëveshje që Real Madridi të nënshkruajë me Mbappen.

“Në janar do të kemi lajme për Mbappen. Shpresojmë që më 1 janar gjithçka të zgjidhet”, tha presidenti i Real Madridit për El Debate.

Perez: Në janar presim lajme rreth Mbappes
Lexo po ashtu Perez: Në janar presim lajme rreth Mbappes

Sidoqoftë, ai më vonë sqaroi komentet e tij kur foli me RMC Sport.

“Fjalët e mia u keqinterpretuan. Ajo që thashë është se ne duhet të presim vitin e ardhshëm për ta zbuluar, gjithmonë me respekt për PSG-në , me të cilin kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi më vonë Perez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori