LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij fotografohen duke lënë jahtin 150 milionë dollarësh për të shijuar blerjet në ishujt St. Bearts

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij fotografohen duke lënë jahtin 150 milionë dollarësh për të shijuar blerjet në ishujt St. Bearts

Ata kanë marrë me qira jahtin Vava II të miliarderit zviceran Ernesto Bertarelli për pushimet e tyre të Vitit të Ri në St Barts.

Por Leonardo DiCaprio dhe e dashura Camila Morrone ishin në tokë të thatë të mërkurën teksa eksploruan qytetin dhe shëtisnin përgjatë plazhit, shkruan DailyMail.


Aktori, 47 vjeç dhe Camilla, 24 vjeçe, u bashkuan me Lukas Haas përpara se të shkonin në pazar me kryeredaktorin e “British Vogue”, Edward Enninful.

Camila dukej elegante me një fustan plazhi të gjatë të bardhë dhe të mbledhur te pjesa e belit.

Aktorja e kombinoi pamjen e saj me një gjerdan të thjeshtë ari, syze dielli të mëdha dhe një çantë të markës “Saint Laurent”.

Ajo shfaqi bukurinë e saj natyrale duke vënë doza shumë të vogla të makijazhit në fytyrën e saj.

Leonardo DiCaprio fotografohet në pushime me mikun e tij të ngushtë në Ishujt Karaibe, teksa tregon fizikun e tij të rrezitur nga dielli
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio fotografohet në pushime me mikun e tij të ngushtë në Ishujt Karaibe, teksa tregon fizikun e tij të rrezitur nga dielli

Ndërkohë, Leo ishte i veshur me një bluzë blu ngjyrë gri, pantallona të shkurtra dhe kishte vënë një maskë për fytyrën për shëtitjen e tij në plazh.

Grupi u pa duke bërë rrugën e tyre në qytet, teksa shkonin për të bërë blerje.

Dhe pasditja dukej se ishte e suksesshme pasi Camilla u largua duke mbajtur një çantë të madhe me gjëra të mira nga ato që kishte blerë.

Më pas çifti hipën në varkën e tyre të vogël për t’i çuar në superjaht. Camila u mbështoll nën krahët e të dashurit të saj ndërsa po lundronin.

Ata kanë pasur një javë të stuhishme në Detin e Karaibeve, ku atyre iu bashkua edhe miliarderi themelues i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, me të dashurën e tij, Lauren Sanchez, reperi Drake si dhe një mori fytyrash të famshme për festimet e Vitit të Ri.

Camilla u pa së fundmi duke xhiruar për “Daisy Jones & The Six” në Los Angeles muajin e kaluar, ndërsa filmi i Leonardos “Don’t Look Up” u publikua së fundmi në Netflix.

Çifti janë shumë privatë në lidhje me romancën e tyre, e cila ka filluar para katër vitesh.

Sipas tabloidit Page Six, Leo thuhet se ka festuar natën e ndërrimit të viteve me emra si: Richie Akiva, Ernesto Bertarelli dhe Darren Dzienciol. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori