LAJMI I FUNDIT:

Leonardo Bonucci ka marrë vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund karrierës – ai ka vetëm një dëshirë

Leonardo Bonucci ka marrë vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund karrierës – ai ka vetëm një dëshirë

Kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka bërë të ditur se ka marrë vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund karrierës.

Bonucci, tani 36 vjeç, ka vendosur që të luajë edhe një sezon për Juventusin, më pas së cilës do t’i thotë lamtumirë futbollit profesionist.


Mbrojtësi i famshëm italian theksoi se ka një dëshirë para se të pensionohet – të fitojë një garë evropiane.

Bonucci do të ketë dy mundësi për ta bërë këtë – këtë herë me Juventusin që do të luajë në gjysmëfinale ndeshjen e kthimit nesër kundër Sevillas në Spanjë pasi ndeshja e parë në Torino përfundoi 1-1.

“Kur të ndaloj së luajturi vitin e ardhshëm, do të jetë fundi i një epoke mbrojtëse”, ka thënë 36-vjeçar i Juventusit për kanalin e klubit në YouTube.

Të gjitha lajmet nga Leonardo Bonucci
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonardo Bonucci

Bonucci bëri debutimin e tij në vitin 2006 si lojtar i Interit, ndërsa bëri karrierë edhe te Treviso, Pisa, Genoa dhe Bari.

Ai u bashkua Juventusin nga viti 2010 e deri më sot, me përjashtim të sezonit 2017/18, të cilin e kaloi në Milan. Ai fitoi nëntë tituj kampion italian dhe katër Kupa të Italisë.

Ai luajti për Italinë 120 herë dhe shënoi tetë gola dhe fitoi Kampionatin Evropian në 2020./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori