LAJMI I FUNDIT:

Lenny Kravitz ende ka marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten

Lenny Kravitz ende ka marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten
  • Një nga rokerët e preferuar të ditëve të sotme, Lenny Kravitz ishte i martuar me aktoren Lisa Bonet.

Kohët e fundit në ballinën e revistës Rolling Stone është shfaqur e bija e këngëtarit dhe aktores, Zoe Kravitz, të cilën gjë e kishte bërë vite më parë Lisa.

Ata u takuan në vitin 1985 në prapaskenë të një koncerti. Gjatë dy viteve të ardhshme, ata ishin vetëm miq. Romancën e filluan në vitin 1987, kur ata filluan të jetojnë së bashku.

Çifti u martua në Las Vegas, dhe në atë kohë, Lisa ishte vetëm 20-vjeçare. Një vit më pas në jetë erdhi vajza e tyre, Zoe.

Lisa ishte një yll i madh në atë kohë, duke u paraqitur në “The Cosby Show”, kjo bëri që Kravitz të merr edhe më shumë vëmendjen e mediave rozë.

Për fat të keq, Lenny dhe Lisa kishin vendosur të shkurorëzohen në vitin 1993 dhe mediat kanë raportuar se mes tyre kishte lindur pabesia.

Pas 30 vjetësh, Zoe Kravitz me një imazh nudo imiton të ëmën
Lexo po ashtu Pas 30 vjetësh, Zoe Kravitz me një imazh nudo imiton të ëmën

Për ish-bashkëshorten e saj, Lisa thotë se ka vetëm fjalë miradije dhe lavdërime. “Lisa dhe unë jemi miqtë të mirë. Sot, ne jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Zoe është më e rëndësishmja”, tha dikur roker.

Ndryshe, rokeri ka qenë i lidhur edhe me Vanessa Paradis, Adriana Limën dhe Kylie Minoguen dhe për një kohë ishte i fejuar me aktoren, Nicole Kidman. /Telegrafi/