LAJMI I FUNDIT:

Lenjani nuk ftohet nga De Biasi

Lenjani nuk ftohet nga De Biasi
MARSEILLE, FRANCE - JUNE 15: Ermir Lenjani of Albania looks on during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në grumbullimin e radhës për ndeshjet kundër Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

E gjtihë kjo shkaku i situatës së tij të keqe që po kalon për faj të klubit francez Rennesit.


Për drejtuesit dhe stafin teknik të Rennesit, nuk mjaftojnë as tri ndeshje si titullar në Evropian që Lenjani ka zhvilluar, për ta aktivizuar atë në ekip apo as për ta grumbulluar në ndeshje zyrtare.

Jo vetëm kaq, por mesfushori shqiptar ka zhvilluar jo pak, por 24 ndeshje me skuadrën e Nantes në edicionin e mëparshëm.

Megjithatë, asgjë nga këto nuk kanë bërë që drejtuesit e ekipit aktual të shqiptarit të reagojnë dhe të sillen në mënyrë profesionale.

Lenjani nuk u lejua të largohej në janar, ndonëse kishte një sërë ofertash. Mediat franceze kanë bërë disa herë raportime, duke pasqyruar gatishmërinë dhe gjendjen e mirë fizike të shqiptarit, duke shprehur habinë përse ai nuk grumbullohet nga trajneri i Renes.

Për fat të keq, “Panorama Sport” ka mësuar se kjo ka bërë që shqiptari të humbasë mundësinë për të qenë pjesë e Kombëtares për të dhënë kontributin e tij siç ka bërë deri më tani.

Fatmirësisht, kontrata e Lenjanit me Rennesin përfundon në fund të këtij sezoni dhe lojtari do të ketë mundësinë të largohet i lirë në një ekip tjetër ku të tregojë aftësitë e tij.

Për kontributin që ka dhënë për kuqezinjtë, Lenjani i ka dyert e hapura në skuadër dhe me gjetjen e një skuadre, ai pritet të kthehet sërish me kuqezinjtë.

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori