LAJMI I FUNDIT:

Lenë Osmani sjell trofeun nga Podgorica në Prishtinë

Lenë Osmani sjell trofeun nga Podgorica në Prishtinë

Këtë fundjavë është mbajtur turneu Podgorica Open 2024 për të rinjë, i organizuar nga klubi i Pingpongut Buducnost, ku morren pjesë mbi 130 lojtarë nga shtetet e rajonit, e në kategorinë U19, triumfoi Lenë Osmani nga KPP Prishtina – Femrat.

Lojtarja e sapo transferuar në KPP Prishtina – Femrat, edhe pse në një konkurencë mjaftë të fortë, arriti të shpallet kampione e turneut memorial Sasa Milacic Podgorica Open 2024, duke siguruar trofeun e parë për klubin prishtinas, dhe njëhkosisht të parin për këtë vit.


Lena kaloi fazen e grupeve duke i mposhtur të gjitha lojtaret më rezultat 3:0, për të kaluar në fazen eleminuese, ku konkurenca ishte më e vështire. Në gjysëmfinale Lena mposht kampionen e Podgoricës Anastasija Vujović, me rezultat të ngushtë 3:2. Kjo ndeshje ishte më finale se finalja, ku Anastasija në setin vendimtar ishte në eprsi të thellë 8:3 , ku dukej se turenu po mbaron për Lenën, Lena arriti të rimarr vetën dhe në një ndeshje dramatike rikthej rezultatin në 13:11, duke e mposhtur kampionen vendase.

Në finale Lena u takua përseri më lojtarën e grupit të saj Kristina Šebek nga klubi nikoqir Budućnost, dhe e mposhtu me rezultat bindës 3 me 0, për të siguruar kështu titullin e parë për KPP Prishtina Femrat.

Lena pas turneut u shpreh e lumtur me këtë rezultat dhe se këto suksese vetëm se e motivojnë edhe më shumë për garat e ardhshme vendore dhe ndërkombetare.

“Ishte një ditë e gjatë me shumë ndeshje, sidomos gjysëm finalja e cila ishtë një lojë shumë e vështirë, por u gëzova shumë që arrita ta fitoj. Ky është titulli i parë për këtë vit dhe ndihëm shumë e motivuar për garat e rradhës që do të mbahën në Kosovë e rajon” u shpreh Osmani.

Në këtë turne morren pjesë edhe lojtarë të klubeve tjera na Kosova si KPP Prishitna Mashkijt, KPP Priping nga Prishtina, KPP Gani Malou nga Ferizjai dhe KPP Sharri nga Prizreni.

Turneu i radhës do të mbahet me datë 18 shkurt për nderë të Pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Federata e Pingpongut të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori