LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një person në Rahovec, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Foto ilustruese
Foto: Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e enjte në Rahovec, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton Telegrafi.


“Raportohet se si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit , e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse. /Telegrafi/