LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i çuditshëm i Tuchel përpara ndeshjes ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve, pësoi frakturë pas një fjalimi motivues

Lëndimi i çuditshëm i Tuchel përpara ndeshjes ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve, pësoi frakturë pas një fjalimi motivues

Trajneri i Bayern, Thomas Tuchel i mbijetoi ndeshjes së dytë të 1/8-të së Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e tij kapërceu një deficit prej 1-0 nga ndeshja e parë me fitoren 3-0 në shtëpi ndaj Lazios, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gishtin e madh në këmbën e tij të djathtë të trajnerit gjerman.

Pas ndeshjes, Tuchel kaloi duke çaluar para gazetarëve dhe zbuloi se para ndeshjes në dhomën e zhveshjes i kishte mbajtur skuadrës një fjalim motivues dhe e kishte goditur një kuti.


“Kisha dhimbje të tmerrshme dhe shpejt e kuptova pse. Theva gishtin e këmbës. Nuk gjeta guximin të hiqja këpucët. Ekipi pyeste veten pse praktikisht ndenja në bankinë gjatë gjithë lojës”, ka thënë Tuchel.

Është vënë re nga të gjithë ata që e ndoqën ndeshjen në stadium, por edhe përmes transmetimit televiziv, sepse Tuchel njihet si një trajner me temperament që i përjeton me dhunë ngjarjet në fushë.

Gjatë ndeshjes ai është vazhdimisht në këmbë, duke ecur apo vrapuar dhe këtë herë ka munguar sjellja e tij e zakonshme gjatë ndeshjes dhe ka qenë menjëherë e dyshimtë.

Meqë ra fjala, lëndimi i çuditshëm i Tuchel u komentua edhe nga presidenti i bordit mbikëqyrës të Bayernit, Herbert Heiner.

“Unë jam gjithmonë në favor që një trajner të thyejë gishtin e madh të këmbës dhe jo një lojtari i yni”, ka thënë presidenti i Bavarezëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori