LAJMI I FUNDIT:

Lëndim i rëndë për Irving, humb stinorin dhe ‘Play-Off’-in në NBA

Lëndim i rëndë për Irving, humb stinorin dhe ‘Play-Off’-in në NBA

Boston Celtics ka marrë lajmin më të rëndë këtë edicion.

Basketbollisti i tyre më i mirë, Kyrie Irving nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata në ‘Play Off’.


Irving do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në gjurin e këmbës së majtë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Bostonit nëpërmjet faqes zyrtare të klubit por edhe vet fundori amerikan.

Kësisoj fundori amerikan nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij këtë edicion në NBA.

Shërimi i Irving pritet të ndodhë brenda katër ose pesë muajve të ardhshëm.

26-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për skuadrën e tij në fillim të edicionit 2018-19 në NBA.

Irving ishte jashtë parketit që nga 11 marsi i këtij viti.

Ai këtë edicion ka zhvilluar 60 ndeshje me fanellën e Celtics duke pasur një mesatare prej 24,4 pikë për ndeshje. /Telegrafi/