LAJMI I FUNDIT:

Lëndët e rëndësishme ushqyese që ju nevojiten patjetër gjatë shtatzënisë – Këshilla nga HiPP

Lëndët e rëndësishme ushqyese që ju nevojiten patjetër gjatë shtatzënisë – Këshilla nga HiPP

Ushqimi i drejtë gjatë shtatzënësisë luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të foshnjes. Këtu kemi paraqitur shkurt lëndët kryesore ushqyese, se ku gjenden ato dhe çfarë mund të ngjajë në rast të mungesës së tyre.

Vitamina e nënës”- acidi folik


Pse është acidi folik kaq i rëndësishëm?

“Vitamina e nënës” është acidi folik. Kjo shihet edhe në nevojën e shtuar të acidit folik për nënat e ardhshme.

Në përgjithësi, marrja e acidit folik nëpërmjet ushqimit është shumë e ulët.  Acidi folik i takon Grupit B të vitaminave. Ky acid është i gjithanshëm: nga njëra anë ndihmon në ndarjen e qelizave, në një masë të caktuar edhe merr pjesë në ndërtimin e tyre. Gjithashtu ndihmon formimin e gjakut dhe ndihmon zhvillimin e trurit.

Acid folik përmban sallata e gjelbër, perimet (për shembull brokoli), domatet, patatet, vezët, mishi dhe prodhimet e drithërave. Mungesa e acidit folik shkakton lodhje dhe apati. Në rastet ekstreme mund të ngjajë zhvillimi i dobët i foshnjës.

Hekuri

Pse është hekuri kaq i rëndësishëm?

Hekuri furnizon nënën dhe foshnjën me oksigjenin jetik. Një pjesë e madhe e hekurit është përgjegjës të bëj furnizimin e gjakut me oksigjen nga mushkëritë dhe të gjitha organeve, sidomos të trurit. Nëna furnizon me rezerva të hekurit foshnjën gjatë katër muajve të parë të jetës, ngase foshnja e sapolindur mund të krijojë hekur e pavarur.

Nevoja për hekur dyfishohet rreth fundit të shtatzënësisë pasi që është i domosdoshëm për fazën kur foshnja rritet shpejtë. Racioni i mirëfilltë i hekurit është ndihmesë optimale për ditët e para të jetës së foshnjës.

Mungesa e hekurit, ka këto pasoja: shenjat e lodhjes, dhembja e kokës deri te çrregullimi i gjumit e mundim. Në rastet e rralla shfaqet anemia, pra pagjakësia.

Jodi për gjëndrën tiroide

Pse është jodi kaq i rëndësishëm?

Jodi kontribon për metabolizmin në të gjithë trupin, e gjithashtu ka shumë rëndësi për hormonet e gjëndrës tiroide. Këto rregullojnë shpenzimin e energjisë në trup e me këtë rast zhvillimin e shëndetit fizik dhe shpirtëror. Në mungesë të jodit rritet gjëndra tiroide ndaj bëhet e dukshme si “gusha”, e quajtur poashtu strumë. Mungesa e jodit gjatë shtatzënësisë mund të shkaktojë ngecje në formimin fizik e shpirtëror të foshnjës. Por jo vetëm kaq:

Mungesa e jodit mund të çoj deri aty që fëmija të ketë në të ardhmen probleme në të dëgjuar dhe të folur.

Vitamina B6

Pse është kaq e rëndësishme vitamina B6?

Vitamina B6 përshkruhet edhe si piridoksinë dhe i takon njëjtë si acidi folik grupit të vitaminave B. Kjo përkujdeset që proteinat që marrim me ushqim të pranohen nga trupi në mënyrë optimale. Shtatëzënat kanë nevojë të shumë fishuar të proteinave dhe në këtë rast edhe kërkesë të shtuar të vitaminës B6. Në ketë rast, vitamina B6 kontribuon edhe në formimin e qëlizave të reja të gjakut. Kështu, gjatë shtatzënësisë, vëllimi i gjakut shtohet më se një litër, prandaj kjo është tepër e rëndësishme për formimin e gjakut. Rrjedhimisht, vitamina B6 merr edhe funksione të rëndësishme në sistemin nervor dhe nxit ruajtjen e sistemit imunitar.

Peshk apo mish, drithëra apo perime- vitamina B6 gjendet në shumë prodhime ushqimore. Posaçërisht të pasura me vitaminën B6 janë fasulet dhe bananet.

Vitamina B12

Pse është kaq e rëndësishme Vitamina B12?

Vitamina B12 kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Gjithashtu vitamina B12 si edhe acidi folik merr pjesë ne krijimin e qelizave dhe nxit proceset e rritjes së trupit. Pra, është e qartë se sa është e rëndësishme Vitamina B12 sidomos gjatë shtatzënësisë, kur trupi i ri krijohet dhe rritet.

Vitamina B12 gjendet vetëm në produktet me origjinë shtazore si mëlçia, mishi, vezët, qumështi dhe djathi. Simptomat e mungesës së vitaminës B12 janë të zakonshme si shenja dobësie, zbehja, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë.

Magnezi i gjithanshëm

Pse është magnezi kaq i rëndësishëm?

Një mineral real i gjithanshëm është magnezi. Ky mineral merr pjesë në pothuajse të gjitha funksionet trupore: rregullon mbi treqind enzime dhe merr pjesë në kontraktimin e muskujve. Pra nuk është befasuese që një e treta e magnezit gjendet në muskuj. Magnezi nxit muskulaturën ashtu që perkujdeset që indet muskulore të tendosen dhe sërish të shtendosen.

Në përgjithësi, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në rritjen e nevojës për magnez gjatë shtatzënësisë. Por gjithsesi për shkak të funksioneve të gjithanshme duhet të përkujdeseni që trupi të jetë i furnizuar gjithmonë me magnez.

Simptomat e një mungese të madhe të magnezit mund të jenë: nervoza, harresa dhe marramendja. Në rastet ekstreme mund të shkaktojë dhëmbjet e parakohëshme të lindjes.

Zinku – motori i enzimeve

Pse është zinku i rëndësishëm?

Për nga sasia e vetëm 2 gramëve në organizëm, zinku nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm. Por këta dy gramë megjithatë janë esencial për metabolizmin në trupin tonë, pasiqë zinku merr përsipër shumë funksione në trupin tonë. Zinku forcon muret e qelizave, ndikon në ruajtjen e insulines dhe në forcimin e lëkurës dhe flokëve.

Çdo ditë shtatëzënat kanë nevojë për 10 mg zink (ato që ushqejnë me gji 12 mg). Gjendet në mish të gjedhit, mëlçi por gjithashtu në bizele, tërshërë dhe grurë. Nëse trupi nuk ka mjaftueshëm zink, atëherë plagët nuk shërohen shpejt dhe foshnja e palindur mund të mos rritet mjaftueshëm. /Telegrafi/