LAJMI I FUNDIT:

Lënda “Titanik”: Kryetari aktual i KSHZ-së ka marrë instruksione nga Mile Janakieski në zgjedhjet e 2011

Lënda “Titanik”: Kryetari aktual i KSHZ-së ka marrë instruksione nga Mile Janakieski në zgjedhjet e 2011

Me dëgjimin e një pjese të 900 “bombave”, sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi në lëndën “Titanik”, ku në bankën e të akuzuarve janë disa ish-funksionarë.

Gjykimin e udhëheq Osman Shabani, ndërsa në seancë janë pranishëm gjithë të akuzuarit, si dhe përfaqësuesja e aktakuzës nga PSP, Lile Stefanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një nga “bombat” e prezantuara sot, dëgjohet biseda para dy ditëve të zgjedhjeve të vitit 2011, mes kryetarit aktual të KSHZ-së Oliver Derkoski dhe ish-ministrit Mile Janakieski.

Si kryetar i atëhershëm i “Hekurudhave të Maqedonisë” Oliver Derkoski, merr instruksione nga Mile Janakieski për angazhimin e anëtarëve të partisë për ngjitjen e posterave të partisë.

“Tonët deri pijnë kafe në orën 07:00, deri në 09:00 do të votojnë. Deri 10:00 do të votojnë shokët dhe familjarët, deri 12:00 gjithë të punësuarit, ndërsa më pas të papërcaktuarit”, dëgjohet t’i ketë thënë Janakieski Derkoskit.

Ai gjithashtu i thotë Derkoskit se i duhet listë për aktivitetet konkrete për ditën e zgjedhjeve.

Për lëndën “Titanik” PSP ka dorëzuar 5910 dëshmi materiale dhe ka propozuar 191 dëshmitarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën

Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën "Octopusit" dokumente me qëllim dëmtimin e Kosovës

Siguri
Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Lajme
Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Drejtësi
BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

Lajme
Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Lajme
Kalo në kategori