LAJMI I FUNDIT:

Lekaj takon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, priten projekte të reja

Lekaj takon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, priten projekte të reja

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Lekaj këtë e bëri të ditur në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ku tha se lidhja infrastrukturore afron edhe më shumë Kosovën e Shqipërinë, qytetarët dhe ekonominë e të dyja vendeve.


Ai po ashtu theksoi se do të ketë edhe projekte të reja që shumë shpejt do të zbatohen.

“Lidhja infrastrukturore afron edhe më shumë Kosovën e Shqipërinë, qytetarët dhe ekonominë e të dyja vendeve.

Për projekte të reja që shumë shpejt do të gjejnë zbatim, biseduam me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi”, ka shkruar në Facebook, ministri Pal Lekaj. /Telegrafi/