LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula largohet nga muzika

Ledri Vula largohet nga muzika

Tashmë pothuajse është e sigurt - sipas informatave të para, anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, ka vendosur të heqë dorë nga muzika.

Kështu bën të ditur faqja zyrtare e labelit BabaStars në Facebook, që ka publikuar një fotomesazh të anëtarit tjetër të Skillz, Visarit, në të cilën konfirmohet largimi i Ledrit nga muzika.

“Pas një kohe sot u takova me mikun tim Ledrin. Pas shtatë viteve karrierë, Ledri ma dha lajmin që tash e tutje ai më nuk do të vazhdojë me muzikë. Po ndihem i obliguar t’ju sqaroj të gjithë juve që na keni përkrahur gjithmonë, se unë, Visari, do të vazhdoj me muzikën e Skillz. Me shumë dashuri, SkiviUndercover”, shkruan në fotomesazh.


Nga ana tjetër, edhe vet Ledri në Twitter ka konfirmuar largimin nga muzika, duke përshëndetur të gjithë fansat e tij dhe duke i falënderuar për përkrahjen.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të Ledrit, por një gjë është e sigurtë – incidentet e fundit me Noizyn dhe konflikti muzikor me të, ashtu sikurse problemet në jetën private, mund ta kenë detyruar Ledrin të largohet, por pa marrë parasysh kësaj, ai do të mbetet gjithmonë ikonë e hip-hopit shqiptar, si një prej më të mirëve ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori