Ledioni: Klipi im pornografik? Ende nuk keni parë porno


Ledion Liço thotë se ata që e konsiderojnë klipin e tij si pornografik, ende nuk kanë parë porno të vërtetë.
Drejtuesi i spektakleve më të mëdha në televizionin Top Channel, së fundmi ka futur duart edhe në muzikë, duke lansuar një këngë dhe video të nxehtë.
Një këngë e veçantë, e kënduar në anglisht, por një klip tepër seksi, me një vajzë që masturbon me kukullën e saj. Ky është përshkrimi i shkurtër i projektit më të nxehtë muzikor shqiptar të këtij viti.
E titulluar “YES”, ky projekt muzikor ngërthen disa ritme të muzikave të ndryshme, që nga jazz deri në R&B, një vijë melodike e krijuar nga treshja Ledion Lico, Indri Topi dhe Briz Musaraj.
Ledioni këndon në gjuhën angleze, edhe pse ai nuk shfaqet askund. Në fakt klipi i këngës duke edhe më i veçantë se muzika, pasi është i mbushur me femra të maskuara të cilat bëjnë kërcime seksi.
Kulmi në video arrihet në skenën kur një femër zhvishet në krevatin e saj duke bërë dashuri dhe madje edhe duke bërë gjeste të orgazmës me ndihmën e arushës së saj kukull.
Por, për këtë arsye, klipi sa është lavdëruar po aq edhe është kritikuar për shkak të përmbajtjes erotike. eç saj, Ledioni është kritikuar se ka kopjuar dy yjet e muzikës botërore, Justin Timberlake dhe Ed Sheeran.
Videoklipi është realizuar nga Video Line dhe është publikuar në YouTube nën ombrellën e OnAir.FM.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ledioni ka thënë se për realizimin e klipit është frymëzuar nga historitë dhe ngjarjet që dëgjon në qytet, aty ku është aq e vështirë të gjesh dashurinë dhe ku njerëzit janë të etur për pushtet dhe para.
Por për atë pjesë të publikut që e cilësojnë klipin si “pornografik”, Ledioni u jep një përgjigje të shkurtër: “Nuk kanë parë ndonjëherë porno!”. /Telegrafi/















































